Shilegov: Ministria e Mbrojtjes do të blejë automjete të blinduara për 250 milionë euro

“Krimi i organizuar që po e zbatojnë Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij po vazhdon”, deklaroi zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, njofton Portalb.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes po kryen procedurë për blerjen e automjeteve të blinduara me vlerë prej 250 milionë euro, ndërkaq pagesa do të duhet të bëhet në periudhën prej 2018 deri më 2026.

“Kjo do të thotë që për momentin, për shkak të politikave të gabuara të pushtetit, nuk ka mjete për pagesë dhe se detyrimi lihet në tre qeveritë e ardhshme në Maqedoni. Me këtë, në mënyrë shumë serioze mbingarkohet buxheti në tre qeveritë e ardhshme. Mospasja e kujdesit e këtij pushteti e solli ARM-në që plotësisht të margjinalizohet, ndërkaq përfaqësuesit e saj, bënë që ushtarët t’i sjellin në gjendje që të mos kenë gjëra elementare. Gjatë këtij prokurimi, kusht kryesor për fitimin e tenderit është çmimi më i ulët. Për pushtetin, madje nuk është e rëndësishme se çfarë kualiteti do të kenë ato automjete, bile as nuk a angazhuar ndërmarrje vendore për përpunimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve. Vlera do të ishte shumë më e ulët sikurse të merreshin një pjesë prej automjeteve të riparuara, me garanci nga prodhuesi. Rikujtojmë se nga kualiteti i automjeteve të blinduara, shumë shpesh varet edhe jeta e ushtarëve tanë”, tha Shilegov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button