Vlorë, një person masakron me thikë nipin e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Palasë të Vlorës ku një person ka masakruar nipin e tij duke i prerë kokën me thikë, raporton Anadolu Agency (AA).

Burimet nga policia e Vlorës pohuan se 12 vjeçari me inicialet A.Z është vrarë nga xhaxhai i tij Jorgos Zani, 30 vjeç.

Policia e cila ka arrestuar menjëherë të dyshuarin për vrasjen e të miturit në Vlorë.

Burimet e policisë pohojnë gjithashtu se 31 vjeçari i dyshuar për vrasjen e nipit të tij është shtruar më pare në spitalin psikiatrik të Vlorës me diagnozën “çrregullime të theksuara të personalitetit”, pasi ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Shtetasi i dyshuar Zani thuhet se është kuruar edhe më parë në Greqi për të njëjtat çrregullime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button