10 ditë pas përmbytjeve: MPB s’dinë asgjë për foshnjën 16 muajshe
Policia ende pa asnjë informacion për foshnjën 16 muajshe, Elif Fejzullahu edhe pas 10 ditëve nga vërshimet që përmbyten rajonin e Shkupit me rrethinë, raporton Portalb.
Nga aty thonë se janë në terren, por deri më tash pa asnjë rezultat.
Elif Fejzullahu, nga lagjja Hasanbeg, llogaritet si e humbur. Policia thotë se janë në kërkim të foshnjës 16 muajshe, por ende nuk kanë asnjë detaj që do të mund përshpejtonte procesin e gjetjes.
“Hetimet vazhdojnë, nuk ka ende informacion, kur do të ketë diçka të re do ju informojmë”, thonë për Portalb nga MPB.
Familjarët për Portalb kanë vërtetuar pohimin e policisë.
“Forcat policore janë në terren. Ka edhe plotë vullnetarë edhe ushtria është në terren, nuk mund ta gjejnë”, theksoi për Portalb familjari Fatmir Fejzullahu.
Vërshimet e 6 gushtit në Shkup, zyrtarisht rezultuan me 22 viktima dhe dëme të mëdha materiale./Portalb