Ministri Kuçi priti ministren kosovare të Tregëtisë Hykmete Bajrami

Ministri i Ekonomisë Driton Kuçi sot priti një Delegacion qeveritar nga Republika e Kosovës, që kryesohet nga ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami.

“Në takim dy ministrat vlerësuan bashkëpunimin mes dy vendeve si shumë të suksesshëm, ai atë еkonomik, tregëtar dhe bashkëpunimin në fushën e investimeve. Ministri Kuçi tha se shpreson që ky takim të kontribon në thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke pasur parasysh faktin se Kosova është një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar i Republikës së Maqedonisë dhe vend, me të cilin Maqedonia ka një shkëmbim të madh tregtar”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

“Sipas statistikave për vitin 2015, Maqedoninë e kanë vizituar 1 milion e 329 mijë qytetarë nga Kosova, ndërsa 738 mijë qytetarë nga Maqedonia kanë vizituar Kosovën, ose gjithsej mbi 2 milion qytetarë nga dy vendet. Po këtë periudhë në Maqedoni  nga Kosova kanë hyrë 69.573 kamionë, ndërsa nga Maqedonia në Kosovë janë futur 71.253 kamionë me mallëra të ndryshme, ose gjithsej 140.826 kamionë me mallëra në dy vendet”, tha ministri Kuçi.

Ministrja e Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës, Hykmete Bajrami falënderoi ministrin Kuçi për ftesën, ndërsa shprehu keqardhje për fatkeqësinë që ndodhi në Hasanbeg të Shkupit, dhe në emër të Qeverisë së Kosovës shprehu ngushëllime për familjet që kanë humbur anëtarë të tyre.

“Bajrami vlerësoi raportet ekonomike të shkëlqyeshme, ndërsa propozoi që dy vendet të bashkëpunojnë thellë në tërheqjen e investimeve të huaja nga vende të treta. Dy ministrat u dakorduan që së shpejti të organizojnë një takim të përbashkët me përfaqësues të komunitetit të biznesit në Maqedoni dhe Kosovë, të cilët do të kontribuojnë në realizimin e projekteve të reja afariste. Bashkëpunimi mes Maqedonisë dhe Kosovës bazohet në 28 marrëveshje të nënshkruara mes dy vendeve, ndërsa pas aplikimit të Marrëveshjes CEFTA, përkatësisht prej 01.01.2008 tregtia e tërësishme midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës zhvillohet lirë, pa doganë falë liberalizimit të tërësishëm 100 përqind i tregtisë”, shkruan mes tjerash në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button