LSDM­: Të dorëhiqet kryetari i Shkupit, Koce Trajanovski

Partia opozitare LSDM­ në kumtesën e sotme dërguar mediave kërkon dorëheqjen dhe përgjegjësi të kryetarit të Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski.

“Koce Trajanovski duhet menjëherë të japë dorëheqje pasi për të dhe për VMRO­-DPMNE­-në prioritet ishte Shkupi 2014, në vend të kanalizimit për banorët e Creshevës, Smilkovcit, Vinicës dhe Lubotenit. Trajanovski është tashmë tetë vjet kryetar komune i Shkupit dhe duhet të përgjigjet moralisht, politikisht dhe penalisht për atë që nuk e ka bërë”, thuhet në kumtesën e LSDM-­së.

Për Trajanovskin, theksohet, më me rëndësi ishte t’i harxhojë paratë e qytetarëve për luksuze, përmendore, shatërvanë, fasada barok, gardhe të arta, rrota panoramike, rezidenca luksoze, shelgje lotues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button