Ka parullë politike, mirëpo nuk ka informatë!

ohrid skay

[Recension: VIDEO: Zoran Zaev, sot u mbajti leksion ministrecave me pudër dhe Gruevskit se si u ndihmohet zonave të dëmtuara]

Ngjarje aktuale, rrethana të jashtëzakonshme në të cilat zhvillohet, me aktor që është figurë e lartë politike, ndërsa lajmi që u komunikohet lexuesve – zero. Bëhet fjalë për lajmin se kryetari i Lidhjes Socialedemokratike, Zoran Zaev i ka vizituar pjesët e vërshuara të Shkupit, ka sjellë ndihma e madje edhe vetë ka ndihmuar në disa shtëpi që i ka vizituar me delegacionin e tij. Lajmin me të gjitha detajet e transmetuan një numër i madh i medieve të vendit, mirëpo për dallim prej tyre, ky artikull ka vetëm një fjali të vetme, e cila në fakt është qëndrim gjegjësisht mendim dhe nuk i përmban të gjitha elementet e nevojshme që e përbëjnë një lajm gazetaresk. Në vend të informatës, lexuesit fituan një parullë të thjeshtë që duket e pahijshme.

Рецензија: Политичка парола има, информацијата барајте ја на друго место!Linku deri te artikulli origjinal: Zoran Zaev, sot u mbajti leksion ministrecave me pudër dhe Gruevskit se si u ndihmohet zonave të dëmtuara 

Data dhe koha e publikimit: 8.08.2016

Data e recensionit: 11.08.2016

Recensues: Јugosllava Dukovska

ZERO LAJM

Fjalia thotë:

Zoran Zaev, sot u mbajti leksion ministrecave me pudër dhe Gruevskit se si u ndihmohet zonave të dëmtuara 

Në bazë të asnjë kriteri kjo nuk mund të trajtohet si informatë e vërtetë për shkak se përveç që përgjigjet në pyetjen: kush? Nuk ka asnjë përmbajtje tjetër relevante. Në pyetjen: çka? Përgjigja që ofrohet është:

u mbajti leksion se si u ndihmohet zonave të dëmtuara.

Mirëpo, kjo floskulë e përgjithshme nuk do të thotë asgjë edhe pse nga inçizimet dhe fotografitë e bashkangjitura mund të vërehet se lideri i LSDM-së është angazhuar edhe fizikisht gjatë vizitës së zonave të vërshuara. Nuk është dhënë përgjigje as në pyetjen: ku? Është e qartë se bëhet fjalë për zona që u vërshuan më 6 gusht të këtij viti, mirëpo ku saktë ka qenë Zaevi, lexuesit nuk e dijnë.

Për dallim nga kjo qasje, mediet tjera për ngjarjen e njëjtë raportuan raportuan në mënyrë më të plotë dhe më të detajuar, dhe prej atje lexuesit/shikuesit mund të kuptojnë se Zaevi me delegacionin e tij i ka vizituar Çenton, Stajkovcin dhe Hasanbegun dhe çka në fakt kanë punuar atje (“Me automjete të specializuara nxirret uji, vullnetarët dhe ekipet i pastrojnë mbeturinat e mbledhura, dërgohet ujë, ushqim dhe mjete të tjera të nevojshme higjienike”).

Prandaj, nga aspekti i përmbajtësisë, ky shkrim që pretendon të jetë njëfarë lajmi, është zero lajm. Për këtë arsye, anshmëria, gjegjësisht joobjektiviteti në të matet me shifra astronomike.

Nëse ideja e artikullit ka qenë të tallet me pushtetin dhe t’i favorizojë veprimet e njerëzve të opozitës, kjo është bërë në mënyrë shumë amatore. Një gjë është e sigurtë, informata është vënë në plan të dytë.

 

Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button