Taksa e MTV-së, merr në qafë, pensionistët dibran

Mbi 400 pensionist dibran nuk kanë mundur ti marrin pensionet e tyre për shkak të xhirollogarisë së Bllokuar. Ata nuk kanë paguar taksën për Servisin shtetërorë MTV, që për pagat e dobëta të pensionistëve do të thotë shumë.

Roland  Pahumi, drejtor i Bankës ekonomike në Dibër thotë për Portalb se bëhet fjalë për mbi 400 pensionistë dibran të cilëve u është bllokuar xhirollogaria.

“Përderisa këta pensionistë kanë para në konton e tyre u merret një vlerë prej 4200 denarë për pagesën  taksës së MTV-që, nuk e kanë paguar një vit. Ne si drejtori,  ishim në bisedë më Drejtorinë për të hyra publike të cilët vlerësojnë se përderisa pensionistët  në konton e tyre nuk kanë asnjë denar, të njëjtët duhet të fusin të holla në vlerë prej 4200 denarë që e njëjta tu tërhiqet  për pagesën e taksës së MTV-së”, thotë Roland  Pahumi. Sipas tij e vetmja mundësi që pensionistët të debllokojnë xhirollogaritë e tyre është pagesa e MTV-së.

Nehire A.  76 vjeçare, pensioniste nga Dibra vlerëson  se është shumë e shqetësuar nga fakti se pensionin në vlerë prej 9700 denarë, ka marrë vetëm gjysmën e saj.
“Jam grua në moshë dhe nuk i di ligjet, por kjo gjë më tërbon fare dhe më shqetëson fakti se çka ndodhën në këtë shtet me ligje të rrepta dhe pa logjikë. Unë për vete kur nuk i  shoh  kanalet shtetërore televizive dhe nuk kam pse të paguaj këtë taksë me vlerë të madhe denarësh. Ne mezi e presim muajin të vjen ky pak pension që e kam trashëguar nga bashkëshorti dhe në fund të njëjtin ma merr shteti.  Nëse shkojnë të hollat në taksat e MTV-së , partitë shqiptare duhet të reagojnë për këtë ligj, sepse ne jemi pleq dhe nuk kemi lidhje me taksat e këtilla”, shprehet Nehirja nga Dibra.

Lajme të ngjashme

Back to top button