Zhernovski sot në PSP për rastin “shuplaka”

Kryetari i komunës Qendër, Andrej Zhernovski sot të duhet të paraqitet në Prokurorinë Speciale Publike, për lëndën lidhur me Komunën Qendër.

Siç njoftojnë nga komuna, bëhet fjalë për “shuplakat e porositura ndaj Zhernovskit dhe për demolimin e barakave të komunës”.

“Siç dëgjohet në një prej bombave të opozitës, ish ministri Nikolla Gruevski, në bisedë me ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, porosit dhe merret vesh për protestë para Komunës Qendër për gjoja mbrojtjen e rrënimit të kishës së re, pas çka një pjesë e qytetarëve të sjellë duhet të futen në sallën e Këshillit, dhe, para të gjithë këshilltarëve dhe mediave, t’ia “lidhin” dy – tre shuplaka të forta kryetarit të sapozgjedhur të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski”, thuhet në njoftim.

Për vandalizmin dhe demolimin e komunës, kryetari Zhernovski në disa shkresa deri tek ish ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska, kërkoi përgjigje për porositësit dhe kryerësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button