Prokuroria Speciale Publike e intensifikon punën e saj

Prokurorja Speciale Publike, Katica Janeva, sot kumtoi se periudhën që vijon në PSP do të rritet frekuentimi i personave që do të thirren në lidhje me lëndët që po i udhëheq Prokuroria, transmeton Portalb.

Në deklaratën me shkrim theksohet se nuk do të zbulohen detaje për shkak sekretit të procedurës paraprake.

“Në periudhën e ardhshme do të ketë frekuentim më të madh të personave në PSP. Në përputhje me Ligjin për procedurë penale, personat që do të thirren gjatë kësaj periudhe do të jenë në dobi, me njohurit e tyre, për sqarimin e rrethanave të procedurave që janë të hapura. Procedurat u referohen përgjimeve të publikuara dhe të papublikuara deri më tani. Për shkak fshehtësisë së procedurë parahetimore, detaje tjera nuk do të zbulohen”, ka deklaruar Janeva.

Nesër në PSP është thirru kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button