Ivanov: Ardhmëria ka nevojë për liderë të rinj

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot e hapi Shkollën për liderë të rinj që në iniciativë të tij për të shtatën herë mbahet në Ohër, si projekt që i bashkon të rinjtë dhe njerëzit e talentuar nga vendi, në një vend ku do t’i përmirësojnë dhe përsosin aftësitë e tyre, kreativitetin e tyre, aftësitë menaxhuese.

“Kjo Shkollë dedikohet para së gjithash për liderët e ardhmërisë, por edhe për liderët e së tashmes, duke pasur prasysh që jetojmë në kohën e ndryshimeve të mëdha, sfidave, krizave. Por çdo krizë është mundësi për zgjidhje të reja, shanse për vizione dhe koncepte të reja”, tha presidenti Ivanov në fjalimin para pjesëmarrësve të Shkollës.

Ai u tregoi liderëve të rinj se gjatë gjithë jetës do të përballen me nevojën që të ndihmojnë, të ofrojnë zgjidhje, të jenë ata të cilët do të jenë inovativë, krijues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button