Ahmeti takon zyrtarin e lartë Amerikan Çarlls Kupçan

 

Sot në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,  Ali Ahmeti, është takuar me mysafirin e lartë amerikan Çarls Kupçan, Drejtor për Çështjet Evropiane ne Këshillin e Sigurisë Kombëtare pranë Shtëpisë së Bardhë.

Në këtë cilësi, Kupçan është këshilltari kryesor për Evropë i Presidentit Obama, ndërsa ka qenë drejtor edhe gjatës administratës së Presidentit Klinton.

“Ahmeti dhe  Kupçan kanë diskutuar shumë hapur dhe miqësisht për situatën në Maqedoni, përplasjet e sferave të interesit midis vendeve me agjenda të ndryshme, zhvillimet në rajon dhe patjetërsueshmërinë e integrimit Euroatlantik. Lideri i BDI-së njoftoi Drejtorin Kupçan mbi zhvillimet e fundit politike në Maqedoni si dhe angazhimin e BDI-së për rikthim të paqes, stabilitetit, sigurisë si dhe perspektivës së integrimit Euroatlantik si alternativë e vetme për vendin dhe rajonin. Kriza në vend përmbyllet vetëm nëpërmjet të mbajtjes së zgjedhjeve gjithëpërfshirëse, të besueshme dhe demokratike, prandaj dhe  Ahmeti beson që vlerësimi në fund të muajit gusht në lidhje me përmbushjen e kushteve për mbajtje të zgjedhjeve do të jetë pozitiv. Detyrë prioritare e qeverisë pas zgjedhjeve do të jetë reforma sistemore, marrëdhëniet ndëretnike, zhvillimi ekonomik dhe zgjidhja e çështjeve të hapura me fqinjët që do të mundëson integrimin e menjëhershëm në NATO dhe hapjen e bisedimeve për aderim në Bashkimin Evropian. Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan edhe rreth zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit me ç’rast Kryetari Ahmeti foli për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe në përputhje me Kushtetutën si dhe avancimin e mëtejmë të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat. Ahmeti falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme për gjithë rajonin, e në veçanti shqiptarët si dhe për hapjen e fabrikave amerikane në zonat ekonomike në Tetovë dhe Kërçovë”, njoftojnë nga BDI.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button