Grubi: Gjitha iniciativat për daljen nga kriza politike kanë qenë nga BDI­-ja

­ Në një intervistë televizive për rrjetin ballkanik të Al Jazeera­s, deputeti i BDI­së Artan Grubi i cili njëherit është dhe pjesë e negociatave mes katër partive për daljen nga kriza politike, flet për bisedimet që janë realizuar në Përzhino, kontestimin e votuesve nga ana e opozitës maqedonase, konstruktivitetin e BDI­së në këtë kohë krize dhe nismat e partisë së tyre, transmeton MIA.

”Vlerësoj se marrëveshja e Përzhinos 2 nuk është marrëveshje e re por marrëveshje se si do duhet të zbatohet ajo që ishte nënshkruar më 2 qershor dhe 15 korrik. Ligjet nga kjo marrëveshje janë miratuar edhe në Parlament dhe rrjedhimisht nuk do të paraqesin pengesë që të kemi rezultst pozitiv gjatë vkerësimit për përmbushjen e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve. Besoj se procesi i verifikimit të votuesve fiktiv do realizohet në afatin e caktuar bashkë edhe me formimin e Agjencionit të mediave. Nuk mund të mos jetë proces i suksesshëm pasiqë kushtet janë përmbushur dhe neve na duhen zgjedhje të lira dhe demokratike ndërsa data e vetme e mundëshme për mbajtjen e tyre është 11 dhjetori”, thekson kështu në intervistën e tij televizive deputeti Grubi.

Grubi më tej flet edhe për procesin dhe konstruktivitetin e BDI­së në këtë proces politik që Maqedonisë i ka marrë më shumë se dy vite kohë, duke thënë se ka qenë pikërisht BDI-­ja ajo e cila procesin e ka ecur përpara.

“Sa i përket BDI­-së është e vërtetë se kemi qenë më konstruktivët në këtë proces, nëse ju kujtohet është nënshkruar marrveshje për mbajtjen e zgjedhjeve më 24 prill por që më pas u vendos të shtyhen, pasi që opozita nuk ishte e gatshme për mbajten e zgjedhjeve, pastaj u vendos për më 5 qershor e gjithashtu opozita pasi e pranoi e nisi të refuzojë. Besoj se e dini që është përfolur një numër i madh si votues fiktiv e në fund dolën se janë vetëm 39.000 mijë, të cilët duhet të registrohen nga fillimi për të konfirmuar të drejtën e tyre elementare të votës. Këtyre 39.000 votuesve ju kontestohet vota nga LSDM-ja opozitare e cila kërkon që medoemos të fshihen dhe të largohdn nga regjistri i votuesve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button