Qeveria kanadeze: Nuk ka pengesa për udhëtimet në Turqi

Qeveria kanadeze, e cila gjatë muajve të kaluar paralajmëroi qytetarët e saj që të mos udhëtojnë në Turqi, njoftoi se nuk ka më pengesa për udhëtimin në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në faqen e internetit të Qeverisë më herët u publikua paralajmërimi “anuloni udhëtimet tuaja opsionale në Turqi”. Ky paralajmërim është hequr dhe theksohet se “Nuk ekzistojnë pengesa për udhëtimin në Turqi”.

Megjithatë, qytetarët paralajmërohen që gjithsesi të shmangin vendet ku mbahen protesta, konkretisht vendet ku ekzistojnë mundësi për çfarë do kriminaliteti.

Siç edhe më herët është theksuar, qytetarët e Kanadasë janë paralajmëruar që të mos udhëtojnë në vendet që janë në kufirin sirian në afërsi prej 10 kilometrave, qytetet Hakkari, Siirt, Sirnak, Mardin, Sanliurfa, Kilis, Tunceli, Batman, Mus, Dyarbakir dhe Hatay.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button