Fidel Kastro, ish-diktatori komunist feston sot 90-vjetorin

Fidel Kastro, ish-diktatori komunist i Kubës, feston sot 90-vjetorin.

Kastro udhëhoqi regjimin komunist të Kubës gjatë viteve 1959-2006.

Sipas të dhënave zyrtare, Fidel Kastro u lind jashtë martese, më 13 gusht 1926, në qytetin lindor kuban të Biranit.

Pasi mori në kontroll vendin gjatë revolucionit komunist të 1959-ës, Kastro drejtoi vendin me dorë të hekurt dhe u akuzua shpesh për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

Reforma e tokës acaroi së tepërmi Kubën me SHBA-në, aq sa e detyruan këtë të fundit të vendoste embargo dhe të përkrahte një invazion të dështuar të kubanezëve në azil, në Gjirin e Derrave, në vitin 1961.

Kastro u bë aleat i Bashkimit Sovjetik dhe në vitin 1962 dislokimi i raketave sovjetike në Kubë për pak e çoi botën drejt një luftë bërthamore.

Kastro hoqi dorë nga pushteti në vitin 2006, pasi u operua për shkak të një sëmundjeje ende të panjohur publikisht.

Vëllai i tij, Raul është lider i vendit që nga vitit 2008. Ai filloi edhe procesin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, në fund të vitit 2014.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button