Gjendet i vdekur djali i Fidel Castros, dyshohet të ketë bërë vetëvrasje (Foto)

Djali më i vjetër i ish presidentit kuban Fidel Castro, Fidel Castro Diaz-Balart, u gjet i vdekur, njoftuan mediat kubane shtetërore, duke thënë se ka të ngjarë të ketë bërë vetëvrasje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai ishte 68 vjeç dhe ka vuajtur nga depresioni gjatë disa muajve të fundit.

Sipas BBC, ai ishte një fizikant bërthamor i cili ishte arsimuar në ish-Bashkimin Sovjetik.

Deri në vdekjen e tij, ai ishte angazhuar si këshilltar shkencor në Këshillin e Shtetit Kuban dhe ai ishte përkrahës i Akademisë Kubane të Shkencave.

Ai ishte gjithashtu i njohur për drejtimin e një programi bërthamor kuban nga 1980 në 1992, përpara se programi të ndërpritej, pas rënies së BRSS.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button