“Kërkojmë përgjegjësi nga personat dhe institucionet kompetente për parandalim dhe mbrojtje nga vërshimet”

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut, vlerëson se janë bërë lëshime të mëdha gjatë ndërmarrjes së masave preventive për mbrojtje, por edhe në mënyrë me menaxhimin e fatkeqësisë elementare që e ka goditur rajonin e Shkup, të shtunën e kaluar, njofton Portalb.

“Organet shtetërore kompetente, nuk i kanë ndërmarrë masat e caktuara me ligj për parandalim. Vlerësim i kërcënimit nga fatkeqësitë natyrore është mënjanuar dhe nuk përkon me gjendjen reale faktike, asnjëfarë paralajmërimi nuk është dërguar deri te qytetarët që të përgatitem më fortë për vërshimet, kanalizimi dhe një pjesë e rrjetit të saj nuk kanë qenë të pastruara, madje as nuk ka pasur të ndërtuar objekte mbrojtëse”, thuhet në kumtesën e Komiteti të Helsinkit.

Nga atje thonë se udhëheqësia e shtetit, në kontinuitet tregon se jo vetëm që nuk ka kapacitete të menaxhojë me krizën, por edhe vepron në kundërshtim me dispozitat pozitive të ligjeve.

“Qasja e këtillë e udhëheqësisë së organeve shtetërore pas ngjarjes së vërshimeve dhe mosndërmarrja e masave parandaluese për mbrojtje, janë fajtorët kryesor për bilancin e zi në të cilën humbën jetën nga vërshimet. Në këto momenti më e rëndësishme është që t’u sigurohet ndihmë banorëve të prekur nga vërshimet, por Komiteti pret që institucionet kompetente në afat sa më të shkurtër t’i ndërmarrin masat për konstatimin e përgjegjësisë të institucioneve dhe personave të cilët kanë kontribuar për dështimin e sistemin për parandalim dhe mbrojtje nga vërshimet”, thuhet në kumtesën e Komitetit të Helsinkit. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button