Një avion i Turkish Airlines ulje emergjente në Kajro

Një avion pasagjerësh i Turkish Airlines bëri ulje emergjente në aeroportin ndërkombëtar në Kajro, me qëllim që të shpëtojë jetën e një pasagjeri të sëmurë, njoftoi një burim nga forcat egjiptiane të sigurisë në aeroport, raporton Anadolu Agency (AA).

“Piloti nga avioni i Turkish Airlines i cili fluturoi nga Riadi për në Stamboll dërgoi kërkesë për aprovimin e uljes emergjente në Kajro, për të shpëtuar jetën e një shtetasi pakistanez i cili papritmas u sëmur gjatë fluturimit”, tha burimi në kushte anonime për AA-në.

Pasi avioni mori leje dhe më pas bëri ulje emergjente, ekipet e ndihmës së shpejtë kanë marrë pasagjerin e sëmurë dhe e transferuan në spitalin më të afërt në Kajro.

Më pas avioni vazhdoi fluturimin e tij drejt Stambollit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button