RDK: Dy partitë shqiptare lejuan që anëtarët maqedonas të zgjedhin një shqiptarë

“Formimi i ad-hok trupit për monitorimin e mediave 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, është edhe një argument shtesë për rolin inferior të dy partive shqiptare gjatë hartimit të Marrëveshjes së Përzhinës”, thuhet në kumtesën e RDK-së.

Sipas tyre, përfaqësuesit e dy partive shqiptare kanë nënshkruar marrëveshjen, ndërsa nga ana tjetër publikisht kanë refuzuar të respektojnë të njëjtën marrëveshje “duke mos deleguar asnjë emër shqiptarë që do të formojnë ad-hok trupin prej 5 anëtarëve që do të monitorojnë balancimin e mediave gjatë 100 ditëve para mbajtjeve së zgjedhjeve”.

“Rilindja Demokratike Kombëtare thirr në përgjegjësi dy partitë shqiptare që lejuan që anëtari shqiptarë të zgjidhet nga anëtarët maqedonas. Ky veprim na rikujton kohën e monizmit, por edhe një kohë pas saj, kur “shqiptarë i mirë” është ai shqiptarë që zgjidhet apo emërohet nga pala maqedonase. Ky akt është i pafalshëm, dhe arsyetimet se emri shqiptarë i propozuar nga anëtarët maqedonas duhet të ketë pëlqim partiak shqiptarë, ndërsa nga ana tjetër të dyja partitë shqiptare kanë refuzuar të marrin pjesë në këtë ad-hok trup, është e neveritshme. Mjaft na keni përfaqësuar, sepse jeni duke turpëruar çdo arritje e deritanishme kombëtare”, thonë nga RDK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button