Kryeministri i Turqisë ngushëllon viktimat e vërshimeve në Maqedoni

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım me anë të një mesazhi dërguar Kryeministrit të Maqedonisë, Emil Dimitriev, shpreh ngushëllimet për viktimat, të lënduarit dhe për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Maqedoni, transmeton Anadolu Agency (AA).
“Jam pikëlluar thellësisht nga zemra nga përmbytjet në Shkup dhe rrethinë që ndodhën më 6 gusht, ku humbën jetën më shumë se 20 vëllezër, u plagosën një numër i madh nga vëllezërit tanë dhe i humbën shtëpitë e tyre”, thuhet në mesazhin e Yıldırımit drejtuar Kryeministrit të Maqedonisë.

Yıldırım u shpreh ndër të tjera se Republika e Turqisë, ashtu si gjithmonë me të gjitha mundësitë është e gatshme të ofrojë ndihmë për shtetit mik, Maqedoninë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button