Zyrtare, Pogba te Manchester United

Mbyllet me një fund të lumtur telenovela më e gjatë e merkatos së kësaj vere. Paul Pogba tashmë është zyrtarisht një futbollist i Manchester United.

Pas 4 vjetësh ” Djaloshi i Artë”, rikthehet në stadiumin ku hodhi hapat e tij të parë si profesionist. Manchester United me një komunikatë në faqen zyrtare bëri të ditur se Pogba është lojtari më i ri i Djajëve të Kuq. 105 milionë Euro plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh i kushtoi  blerja e kartonit të mesfushorit francez klubit nga Old Trafford. Pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, Pogba firmosi një kontratë 5-vjecare me Djajtë e Kuq nga e cila do të përfitojë rreth 15 milionë Euro në sezon, shifra të cmendura këto për një futbollist vetëm 23-vjeçar, transmeton Supersport.

Tashmë Jose Mourinho trajneri i Manchester United përvec një sulmuesi si Zlatan Ibrahimovic ka në skuadër edhe një mesfushor si Pogba dhe të tre sëbashku do të provojnë të fitojnë Premier Leaguen që në këtë sezon por mbi të gjitha të rikthejnë Manchesterin në majat e futbollit anglez dhe atij europian. Gareth Bale është lënë pas sepse kalimin te United është Paul Pogba blerja më e shtrenjtë e historisë së futbollit. 105 milionë Euro që mund të arrinë në plot 110 për ta shndërruar francezin në transferimin e shekullit. Shumë e bukur edhe komunikata e klubit nga Old Trafford ku bëhej i ditur rikthimi i 23-vjecarit në Manchester. ReUnited, Pogback shkruhej në faqen zyrtare të Djajëve të Kuq një lojë fjalësh në Anglisht që në shqip do të thotë u ribashkuam, Pogba është kthyer. Menjëherë pas firmës mbi kontratë ylli francez foli për herë të parë si një lojtar i United, duke shprehur gjithë kënaqësinë e tij që është sërish pjesë e 20-herë kampionëve të Anglisë.

”Jam shumë i lumtur që jam kthyer te Manchester United. Djajtë e Kuq gjithmonë kanë qenë një klub që kanë zënë një vend të vecantë në zemrën time dhe mezi po pres momentin të punoj me Mourinhon. Kam kaluar një periudhë të bukur te Juventusi, kam kujtime fantastike pasi bëhej fjalë për një klub të madh dhe të gjithë futbollistët që janë pjesë e bardhezinjëve i konsideroj miqtë e mi. Megjithatë mendoj se ky ishte momenti i duhur për tu rikthyer në Old Trafford”- ka thënë Pogba.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button