Ministri irakian i Mbrojtjes i shpëton një sulmi me mortajë

Ministri irakian i Mbrojtjes, Khaled al-Obeidi i ka shpëtuar një sulmi me mortajë që kishte për qëllim vrasjen e tij, raporton Anadolu Agency (AA).

Sulmi është kryer në afërsi të Musulit, ndërsa është konfirmuar edhe nga Ministria e Mbrojtjes e cila përmes një deklarate sqaron se autokolona në të cilin ka qenë duke udhëtuar Al-Obeidi është sulmuar me mortaja të hënën vonë. Nuk ka raportime për të lënduar.

Në deklaratë nuk jepen informacione apo pretendime se kush mund ta ketë kryer sulmin, por në rajonin ku ka ndodhur sulmi ka prezencë të grupit terrorist DAESH.

Zyrtari policor Ahmed al-Jubouri më herët konfirmoi për AA se ministri i mbrojtjes i ka mbijetuar një sulmi me mortaja në afërsi të Musulit. Forcat irakiane aktualisht po bëjnë përgatitjet e fundit për një ofensivë e cila synon rimarrjen e Musulit i cili në vitin 2014 u pushtua nga DAESH-i.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button