Zidane gëzon tifozët e Realit

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka bërë të ditur se sulmuesi francez, Karim Benzema është i gatshëm për ndeshjen e Superkupës së Evropës.

Real Madridi nesër në ‘Lerkendal Stadion’ në Norvegji, do të përballet me Sevillën, në kuadër të Superkupës së Evropës.

Në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të kësaj sfide, Zidane ka dhënë një lajm të mirë për tifozët e Realit.

“Benzema është në rregull. Unë jam i lumtur që ai është me ne. Ai ka bërë përgatitjet me skuadrën dhe pres që nesër të marr vendimin nëse ai do të luaj”, ka thënë Zidane në konference për media, përcjell Lajmi.net.

Vlen të ceket se Reali në këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Bale, Ronaldo dhe Kroos.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button