Shkëndija e nisë me fitore sezonin e ri

Skuadra e Shkëndijës së Tetovës e ka filluar me sukses edhe sezonin e ri futbollistik të Maqedonisë në kuadër të Ligës së Parë, pasi ka mundur 2:1 ekipin e Sileksit.

Edhe pse trajneri Bruno Akrapoviq në këtë ndeshje nga fillimi nuk e kishte inkuadruar futbollistin më të mirë Ferhan Hasani, nuk u hetuar aspak mungesa e tij dhe të gjithë ata që morën besimin, luajtën një ndeshje superiore, duke treguar se pjesëmarrja në Ligën e Evropës aspak nuk I ka lodhur futbollistët, por janë përgatitur në maksimum për të gjitha sfidat.

Shkëndija mbylli “hesapet” me Sileksin për 26 minuta të pjesës së parë. Fillimisht në minutën e 17-të kishte shënuar braziliani Nildo Viktor Jufo, ndërsa më pas në minutën e 26-të, pasoi goli I mrekullueshëm I golashënuesit të sezonit të kaluar, Besart Ibraimi.

Pjesa e dytë u luajt shumë qetë nga Shkëndija, që kontrollonte lojën në mesfushë dhe herë pas here duke u kanosur përmes krahëve me Jufon, Ibraimin dhe Zhuniorin në mes.

Por vetëm gjashtë minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Bejtullai bëri ndërhyrje të palejuar në zonën e gjashtëmbëdhjetë metrave dhe arbitri nuk u menduar për të treguar në pikën e bardhë. Ndërhyrja ishte ndaj Nedeljkoviq, i cili edhe gjuajti saktë për të mposhtur portierin Zahov. Shkëndija tani së bashku me Pelisterin ndajnë pozitën e parë me nga tri pikë, ndërsa xhiroja e parë do të kompletohet të mërkurën kur do të luajnë Makedonija Gj.P dhe Rabotniçki. /Portalb/mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button