Ditë zie, ASHAAM u bën thirrje radiodifuzerëve që ta adaptojnë programin

Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuele mediale (ASHAAM), për shkak të shpalljes ditë zie, u bën thirrje radiodifuzerëve që ta adaptojnë programin.

“Muzikën që do ta emitojnë do të jetë e zhanreve muzikore adekuate për ditët e zisë, ndërsa shou programet argëtuese, emisionet humoristike apo programi artistik nga zhanri i komedisë, të planifikuara të emetohen sot, do t’i ricaktojnë për ditë të tjera të javës. Kjo vlen edhe për reklamimin, përderisa për format e tjera të komunikimeve komerciale (teleshopingu, sponsorizimi dhe plasimi i prodhimeve) nuk ka kufizime”, qëndron në kumtesën e Agjencisë.

Serviset radio programore, sot janë të liruara nga obligimi në pajtim me Ligjin të sigurojnë përqindje të caktuar të muzikës së emituar të jetë muzikë instrumentale nga autorë maqedonas dhe autorë të bashkësive etnike të cilat nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë dhe/apo muzikë vokale/instrumentale në gjuhën maqedonase apo në gjuhët e bashkësive joshumicë. Në Republikën e Maqedonisë sot është shpëallur ditë zie për shkak të numrit të madh të viktimave në njerëz nga fatkeqësia atmosferike që e kaploi Shkupin dhe vendet përreth.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button