Hartë interaktive për të gjitha lokacionet ku mund të donohet ose të kërkohet ndihmë nga vërshimet

Në një hartë të specializuar nga “Google”, janë të nënvizuara pikat në të cilat mund të donohet ndihmë, për banorët e prekur nga përmbytjet e Shkupit që vërshuan mbrëmjen e së shtunës, njofton Portalb.

Harta i tregon të gjitha qendrat pranuese dhe qendrat për dhënien e ndihmës së qytetarëve të cilët kanë nevojë.

Për t’u dalë në ndihmë banorëve, në rrjetin social “Facebook”, tanimë aktivisht dhe në kontinuitet funksionon grupi “Humanitarna pomos za poplavenite semejstva vo Skopje” (“Ndihmë humanitare për familjet e përmbytura në Shkup”), transmeton Portalb.

Nga qytetarët që e udhëheqin iniciativën për angazhim të qytetarëve për ndihmë dhe sanim të dëmeve në zonat e prekura nga përmbytjet e mbrëmjes së shtunës, apelojnë deri te të gjithë qytetarët të cilët janë aktiv në rrjetet sociale dhe duan t’u ndihmojnë në kontinuitet, të jenë në rrjedha me të gjitha ngjarjet dhe nevojat për të ndihmuar.

  • Në faqe, vazhdimisht nxirren informata në lidhje me:
  • Nevojën për vullnetarë (vollonter)
  • Nevojën për donacione
  • Informata për pikat e reja për mbledhjen e ndihmave
  • Informata për dispozicionin e resurseve njerëzore për ndihmë të drejtpërdrejtë
  • Informata për gjendjen në terren dhe në zonat e prekura
  • Informata për vendet ku mblidhen donacionet

Administratorët dhe moderatorët e grupit në “Facebook”, janë të organizuar në kontinuitet me shoqatat e ndryshme edhe për logjistikë, dhënie të ndihmës, sigurim të kontakteve për intervenim të shpejtë dhe thirrje ndaj institucioneve kompetente, aktivizim në terren etj. Në grup ka administrator gjatë 24 orëve të cilët, janë të gatshëm në çdo kohë t’u dalin në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button