Kostovska: Kujdes me ujin e pijshëm dhe ushqimet (VIDEO)

Edhe nga Ministria e Shëndetësisë apelojnë banorët e regjioneve të kapluara nga vërshimet t’i ndjekin informacionet e sigurisë së ujit të pijshëm përmes mediumeve, transmeton televizioni 21.

Ata thonë të përdoret vetëm ujë i paketuar ose ujë i cisternave, dhe të mos konsumohen ushqime nga kopshtet e shtëpive dhe as nga frigoriferët që kanë kaluar kohë pa energji elektrike.

“Popullata e zonave të përfshira në fatkeqësi, të mos konsumojë ujin e ujësjellësve lokal, vetanak apo bunarëve, sepse është i papastër.  Uji të pihet vetëm nga shishet apo nga cisternat që tani më distribuojnë atë. Gjithashtu të mos përdorin perimet e kopshteve të tyre sepse është i ndotur, dhe nevojitet ujë i pastër që ai të pastrohet mirë. Ushqimi i frigoriferëve, aty ku nuk ka pasur energji elektrike të hudhet. Të mos lejohen fëmijët e vegjël të luajnë në oborret e ndotura, dhe gjatë pastrimit të hapësirave banuese të tyre të veshin çizme dhe dorëza. Dhe në rast të ndonjë problemi shëndetësor të drejtohen tek shtëpia më e afërt shëndetësore”, tha Jovanka Kostovska nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button