“Lagjja e Shqiptarëve” në Rio

Gazetari shqiptar Sokol Balla që po qëndron në Rio ka publikuar një fotografi mjaft të veçantë.

Ai ka pozuar në ballkonin e përfaqësuesve shqiptarë në ndërtesën e fshatit olimpik, teksa pas tij shihet edhe ballkoni i përfaqësuesve të Kosovës, transmeton Koha.net.

Të dy ballkonet janë me flamuj respektiv, shqiptar dhe kosovar. E si rezultat i kësaj, Balla këtë e ka quajtur “Lagjja e Shqiptarëve”.

Në Rio po qëndron edhe i dërguar i Grupit KOHA, gazetari Xhemajl Rexha i cili po raporton në kohë reale nga Brazili.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button