Gjendet burri i humbur nga Gostivari në Durrës

Është gjetur burri i humbur nga Gostivari i cili nga policia e Durrësit u raportua se kishte humbur Jakup Ramadani 67 vjeçar nga Gostivari.

Për portalin TetovaSot konfirmojnë nga familja e Ramadanit të cilët thonë se ai është gjetur sot shëndosh e mirë.

Poashtu edhe nga policia e Durrësit konfirmojnë se Jakup Ramadani është gjetur sot shëndosh e mirë.

Nuk dihet ende arsyeja e humbjes së tij, por familjarët e tij më para njoftuan se ai ishte i sëmurë me diabet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button