Mrekullia që mund të bëjë qumështi dhe mjalti bashkë

Mjalti dhe qumështi edhe veç e veç janë të shkëlqyeshëm për shëndetin.

Kur veçoritë e tyre bashkohen, fitohet një pije e shendetshme, transmeton Klan Kosova.

Përveç shijes së shkëlqyeshme, të cilën shumica e njerëzve e duan, në të fshihen edhe veçori të ndryshme shëruese

.Qumështi është i mire për hidratim, shëndetin e kockave, rregullimin e tensionit të gjakut, redukton rrezikun nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare, parandalon shendoshjen dhe diabetin e tipit 2, ndërsa disa hulumtime kanë treguar që redukton rrezikun nga zhvillimi i kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë.

Mjalti është ëmbëlsues shumë i mirë, burim i energjisë, vlen për dobësim sepse nxit djegien e yndyrave, përmirëson qëndrueshmërinë, ka veçori antibakteriale, antifungale dhe antioksidative.Me siguri keni qumësht dhe mjaltë në kuzhinën tuaj, dhe asnjëherë nuk mendoni që këta dy përbërës janë ilaç i fuqishëm. Sigurisht që do  të keni shumë dobi shëndetësore nga këta dy përbërës veç e veç, por çfarë është kaq e veçantë që këta dy artikuj i bën një dyshe fantastike?

Kujdesi për lëkurën
Mjalti dhe qumështi kanë veçori antimikrobike. Kjo veçori bëhet edhe më e mirë kur këta dy përbërës përzihen. Shumë mjete për pastrimin e fytyrës bëhen me ndihmën e qumështit dhe mjaltit. Është interesante që ky kombinim përdoret nëpër Spa qendra të ndryshme banjash nëpër botë.  Përzieni 3 lugë qumësht të ngrohtë dhe 1 lugë të vogël mjaltë, mbushjen e pambukut lageni në përzierje dhe pastrojeni fytyrën.

Qëndrueshmëria
Një gotë qumësht dhe 2 lugë mjaltë në orët e mëngjesit do të përmirësojnë qëndrueshmërinë. Qumështi përmban proteina, ndërsa mjalti karbohidratet e nevojshme. Qumështin dhe mjaltin mund ta pinë të gjithë personat, pavarësisht moshës dhe gjinisë.

Ngadalëson plakjen
Hulumtimet kanë treguar që qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin, dhe jo vetëm në lëkurë. Njerëzit në shumë civilizime të vjetra (grekët, romakët, egjiptianët dhe indianët) kanë pirë qumësht dhe mjaltë për të ruajtur rininë e tyre.

Veprimi antibakterial
Hulumtimi ka treguar që kombinimi i qumështit dhe i mjaltit  ka efekt më të madh tek stafilokokët sesa qumështi dhe mjalti veç e veç.

Tretja
Nj
ë gotë qumësht i ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.

Sëmundjet respiratore
Qumështi i ngrohtë është ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe kollin, sikurse edhe mjalti. Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të fitojmë ilaç të shkëlqyeshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button