Kadastra 58 për qind të kërkesave i merr në formë elektronike

Përmes sportelit elektronik të Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive në përfundim me korrikun e këtij viti janë shtruar 1.104.599 kërkesa. Gjatë muajit të kaluar Agjencia përmes rrugës elektronike ka marrë 43.150 nga gjithsej 73.837 kërkesat e shtruara apo 85 për qind, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar përmes rrugës elsktronike janë dorëzuar 38.517 nga gjithsej 83.937 kërkesat e shtruara.

“Kjo formë tashmë i jep rezultatet, ndërsa kjo më së miri shihet në sportelet në Agjencinë për Kadastër të Patundshmërive. Sot kemi 58 për qind më pak qytetarë të cilët duhet të vijnë deri te sportelet tona që të dorëzojnë kërkesë me çfarë në mënyrë të konsiderueshme është ulur turma në Kadastër”, thotë drejtori i Agjeincë për Kadastër të Patundshmërive Sllavçe Tërpeski.

Ai potencon se përpjekjet e tyre nuk ndalen këtu.

“Kemi për qëllim që Kadastra përmes rrugës elektronike të pranojë sa më shumë lëndë që është e mundur dhe për këtë verën e kaluar dorëzuam nismë për ndryshimin e 30 ligjeve për të gjitha institucionet shtetërore dhe subjektet private me autorizime të bartura publike të ndërlidhen me Kadastrën dhe të komunikojnë përmes rrugës elektronike. Deri tani janë ndryshuar 23 ligje, ndërsa shtatë të tjerat janë në procedurë qeveritare”, potencoi Tërpeski.

Sportelin elektronik që Agjeincia për Kadastër të Patundshmërive e lëshoi në përdorim në shkurt të vitit 2014, e shfrytëzojnë 711 shfrytëzues profesional, gjegjësisht të gjitha firmat gjeodete, zyrat e noterëve, komunat, përmbaruesit, bankat, vlerësuesit, gjykatësit për falimentim, ministritë, agjencitë dhe drejtoritë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button