Me përgjithësime dhe hipoteza pa fakte nuk bëhet lajm

[Recension: Prapa perdeve të “Përzhinos” po vjen era naftë]

Lajmi nuk duhet çdoherë të posedojë përmbajtje gjithëpërfshirëse. Mirëpo, ai duhet të saktësojë se përse kjo bëhet dhe të jetë i qartë në qëllimin e informimit mbi cilëndo çështje apo temë që trajtohet. Një version se si nuk duhet bërë lajmi është artikulli që po recensojmë. Në këtë tekst jepen konstatime të pabaza dhe autori thirret në burime fiktive. Pa të drejtë dhe pa kompetencë gjykon dhe komenton marrëveshjen, duke ikur nga përgjegjësia dhe duke “cituar” analistët dhe opinionin – pa emra konkret por në përgjithësi.

Rasti i Makpetrolit nuk është çështje private. Kjo gjë mundet që të ndikoje në mënyrë dramatike ndaj prioriteteve të jashtme të Maqedonisë, paralajmëruan analistët dhe politikanët, transmeton TetovaSot. Përderisa partitë po merren me votuesit e kontestuar dhe me formimin e ad hok trupit për vëzhgimin medial, në hije të Marrëveshjes së Përzhinos po realizohen procese të cilat mundet që në mënyrë dramatike të ndikojnë ndaj prioriteteve të politikës së jashtme të Maqedonisë.

Burimet të cilat gazetari i kualifikon si të nevojshme për veprën e tij, duhet të jenë relevante dhe të dëshmuara. Derisa përmenden analistët, me doemos kjo duhet përcjellur edhe një ose dy qëndrime nga analistë konkretë.

Prapa perdeve të “Përzhinos” screenshot
Linku deri te artikulli origjinal: “Prapa perdeve të “Përzhinos” po vjen era naftë
Data dhe koha e publikimit: 01.08.2016
Data e recensionit: 03.08.2016
Recensues: Adrian Kerimi

Teksti në fjalë është publikuar si lajm, mirëpo nuk posedon të gjitha elementet e nevojshme që të mund të quhet ashtu. Kategorizimi dhe ndarja e lajmit nga komenti apo opinioni, është akt gazetaresk dhe etik në profesionin, të cilin ka marrë përsipër ta ushtrojë autori i këtij teksti.

Në këtë rast kemi të bëjmë me një qëndrim, i cili duke mos theksuar se nga kush buron, por vetëm duke u thirrur në emrin e redaksisë, mundohet të imponojë tek publiku një mendim ose paragjykim të dikujt, se gjoja prapa Marrëveshjes së Përzhinos fshihet di­çka tjetër. Po që se do të dëshmohej një gjë e tillë, me burime brenda pjesëmarrësve në bisedime, do të ishte një super-lajm dhe hulumtim i vitit. Mirëpo, me pretendime të pabaza, thyhet një nga parimet bazë të gazetarisë – informimi objektiv. Kjo padyshim se është vepër që është shkruar nga autor, i cili ka transmetuar bindjet e tij. Mirëpo, gazetaria profesionale kërkon që të shkruhet ajo që mund të argumentohet, e jo ajo që supozohet apo dihet, por për të cilën nuk ka mundësi që të dëshmohet.

Në opinionin e brendshëm, por edhe jashtë saj po shtohen dyshimet se prapa tentimit për marrjen e Makpetrolit nuk qëndron interesi i biznesit të Ballkan Petrolium, por të aktorëve të brendshëm politik, të cilët në heshtje duken sikur në kthimin e vendit nga kursi i jashtëm politik aktual. Burimet e huaja, të udhëzuar në proceset e biznesit të naftës dhe mënyrës së si shfrytëzohet ai për kthimin e ndikimit dhe varfshmërisë politike, thuan se aspak nuk është me rëndësi emri i kompanisë që në mënyrë formale deklaron interes për marrjen e kompanisë maqedonase, por realisht kush po qëndron prapa ofertës së tyre.

Në tekst janë gjykuar shumë palë dhe gjatë gjithë kohës gishti është drejtuar tek ata më të zëshmit, si pjesëmarrës në këtë marrëveshje. Megjithatë, autori nuk e ka vlerësuar si të rrugës që në fund të supozimeve të tij, të shtojë një informacion shtesë ose sfond, që do të kujtonte lexuesit (pas propagandës së tij në rreshta dhe mes tyre) se cilat janë pikat e Marrëveshjes së Përzhinos dhe sa janë zbatuar ato deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button