Është sulmuar një nëpunës policor nga Manastiri

­ Babë e bir nga Manastiri, A.J. (42) dhe XH.J. (19), kanë sulmuar fizikisht shefin e Sektorit për punë të brendshe derisa ka kryer shrbimin zyrtar në rrugën “Gjorgi Sugarev”, transmeton MIA.

Shefi ka paraqitur se dje rreth orës 14:00, pasi që e ka parkuar automjetin zyrtar “citroen berlingo” në rrugë, dy persona të panjohur i janë drejtuar atij, kanë filluar të bërtasin dhe ta ofendojnë me fjalë nënçmuese sepse nuk kanë mundur të kalojnë.

Fillimisht, djali e ka goditur policin, e më pas edhe babai, duke i shkaktuar lëndime në pjesën e kokës. A.J. dhe XH.J. janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në stacionin policor. Kundër tyre do të parashtrohet kallëzim penal.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button