Pas vrasjes së turistit rus, policia aksion të gjerë për bllokimin e mjeteve lundruese

Duhej të humbte një jetë njeriu në plazhet shqiptare, që institucionet përgjegjëse të nisnin operacionin e gjerë për bllokimin e mjeteve të lundrimit që shkelin perimetrin e sigurisë. Vrasja nga pakujdesia e turistit rus, në Livadhin e Himarës, ka vënë në lëvizje policin kufitare për bllokimin e të gjitha mjeteve të lundrimit që nuk respektojnë rregullat e lundrimit si dhe lundrojnë në zona që janë të ndaluara. Burimet zyrtare raportojnë se  deri më tani janë bllokuar në total 20 mjete lundrimi. Vetëm ditën e sotme janë bllokuar 7  të tilla, shkruan Gazeta Shqip.

Policia Kufitare vijon punën për evidentimin dhe bllokimin e atyre mjeteve lundruese që janë pa dokumentacion ose që nuk respektojnë rregullat e lundrimit si dhe lundrojnë në zona që janë të ndaluara, ku pushuesit bëjnë plazh. Prej 1 qershorit e deri më datën 3 gusht Policia Kufitare ka bllokuar 13 mjete lundruese, nga të cilat 1 skaf, 2 gomone dhe 10 motorë uji.

Njëkohësisht, në kuadër të masave për sigurinë në plazhe, Policia Kufitare iu ka dërguar 20 shkresa bashkive që kanë në juridiksion plazhe për marrjen e masave me qëllim krijimin e perimetrit të sigurisë. Po në këtë kuadër, gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar 6 takime me përfaqësues të pushtetit vendor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button