Ivanov do ta kryesojë delegacionin e Maqedonisë në Romë në kanonizimin e Nënës Terezë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov më 4 shtator në Romë do ta kryesojë delegacionin shtetëror­kishtar të Maqedonisë, në aktin solemn të shpalljes së Nënës Terezë për Shenjtore. Kabineti i Presidentit informoi se në solemnitet, krahas presidentit të Maqedonisë, do të marrin pjesë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska-Milevska, delegacione të Kishës katolike në Republikën e Maqedonisë dhe Kishës Ortodokse të Maqedonisë ­Kryepeshkopata e Ohrit, kryetari i Qytetit të Shkupit, si dhe një anëtar i familjes së Nënës Terezë.

Presidenti Ivanov si kryesues i delegacionit shtetëror­kishtar të Maqedonisë në solemnitetin në Vatikan, me rastin e shpalljes së Nëns Terezë për Shenjtëroe, i ftoi edhe liderët e katër partive më të mëdha politike, VMRO­-DPMNE-­së, LSDM­-së, BDI­-së dhe PDSH-­së të marrin pjesë në aktin historin për shtetin tonë. Pjesëmarrjen e tyre në manifestimin në Romë e konfirmuan Nikolla Gruevski, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti.

Në kumtesë thuhet se në letrat e dërguara deri te liderët e partive, presidenti Ivanov theksojn se kanonizimi i Nënës Terezë është ngjarje që të gjithë neve duhet të na ngrisë mbi tensionet dhe keqkuptimet e përditshme politike dhe të na ndihmojë që ta njohim njeriun dhe njerëzoren në kundërshtarin tonë politik.

“Siç dimë të jetojmë me dallimet tona më të thella fetare dhe etnike, kështu duhet sërish të mësojmë të jetojmë edhe me dallimet tona ideologjike dhe politike dhe mes vete të respektohemi. Konsideroj se kjo është mundësi e shkëlqyeshme që të paktën për një çast t’i lëmë dallimet pas nesh dhe para opinionit ndërkombëtar, por, edhe më e rëndësishme, para qytetarëve të Maqedonisë të tregojmë unitet”, qëndron, në letrën nga presidenti Ivanov deri te liderët e katër partive.

Presidenti Ivanov në letrat, siç theksojnë nga Kabineti, thekson se kanonizimi i Nënëns Terezë është akt që do ta bashkoj botën dhe ka ardhur koha që të na bashkoj edhe neve. Në kanonizimin e Nënës Terezë pritet pjesëmarrja e shumë besimtarëve dhe mysafirë të lartë nga e gjithë bota. Si vende të prejardhjes së saj, lindjes dhe misionit, Republika e Maqedonisë, së bashku me Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Indisë do të kenë vend të posaçëm në këtë solemnitet.

Nëna Terezë ishte fituese e Çmimit Nobel për paqe, ndërsa karakteri i saj i mrekullueshëm u pranua nga Kisha katolike. Ceremonia e beatifikimit të Nënës Terezë, e cila ishte një hap drejt shpalljes së saj për Shenjëtore u mbajt në sheshin Shën Pjetri në Romë në vitin 2013, në të cilën morën pjesë mbi 300 mijë besimtarë.

Me shërbimin solemn udhëhiqte kryetari i atëhershëm i Kishës katolike, papa Gjon Pali i Dytë, ndërsa në ceremoninë mori pjesë edhe delegacioni i numërt i Maqedonisë, i kryesuar nga presidenti Boris Trajkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button