Shtatë të vdekur, 47 të plagosur gjatë shpërthimit në një burg të Venezuelës

Shtatë të burgosur e kanë humbur jetën, ndërsa 47 të tjerë janë plagosur gjatë shpërthimit në oborrin e burgut Alajon në qytetin e Venezuelës Marakaj, i cili gjendet në perëndim të kryeqytetit Karakas, transmeton BTA.
Prokuroria kumtoi se një person, identiteti i të cilin tani për tani nuk është i njohur, ka hedhur dy mjete shpërthyese në burg. Mjetet shpërthyese janë hedhur në periudhën që nga dita kur të burgosurit mblidhen në oborrin e burgut.
Burgjet në Venezuelë zakonisht janë të stërmbushura, ndërsa paligjshmëria në to është paraqitje normale e përditshme. Sistemi i burgjeve është me kapacitet për rreth 16.000 të burgosur, ndërsa për momentin numri është 50.000 sipas Qendrës për mbikëqyrje të burgjeve të Venezuelës.
Një pjesë e madhe e institucioneve ndëshkuese praktikisht janë marrë nga bandat e caktuara të burgjeve të cilët, mes tjerash, kanë edhe qasje deri te armët e ndryshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button