Itali – Avioni i mallrave del nga pista në aeroportin e Bergamos (FOTO)

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 4:00 të mëngjesit. Agjencia Kombëtare për Aviacionin Civil ka deklaruar se aeroporti është mbyllur pas incidentit, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, transmeton Oranews.

Në bordin e avionit ndodheshin dy persona, kapiteni dhe oficeri i parë të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aeroporti u rihap në orën 7 të mëngjesit, por shumë fluturime janë anuluar.

Nuk dihet shkaku i këtij incidenti me avionin në aeroportin e Bergamos. Autoritet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

C_2_fotogallery_3004007_0_imageC_2_fotogallery_3004007_1_imageC_2_fotogallery_3004007_3_imageC_2_fotogallery_3004007_4_image

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button