Apple hyn në sektorin e energjisë

Bëhet e ditur se gjigandi amerikan Apple ka marrë miratimin për shpërndarje të energjisë elektrike, raporton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Komisionit Federal Rregullotar të Energjisë (FERC), theksohet se është miratuar aplikimi i nën-kompanisë së Apple, Apple Energy, për shpërndarje të energjisë elektrike.

Në deklaratë thuhet se aplikimi i Apple Energy ka qenë në përputhshmëri me rregullat e komisionit në lidhje me nivelin e çmimit të tregut dhe se kompania mund të fillojë me shpërndarjen e energjisë elektrike që nga dita e nesërme.

Vitin e kaluar, Apple Energy kishte bërë investim prej 850 milionë dollarësh në një central të energjisë diellore me kapacitet 130 megavat në qytetin San Francisco të Californias. Kompania po ashtu ka të drejtë prodhimi energjie elektrike me kapacitet prej 19,9 megavat në firmën Nevada Power Company në shtetin e Nevadas, 50 megavat në Salt River Project në shtetin e Arizonas dhe 130 megavat në Operatiorin Sistemor të Pavarur të Californias.

Leja e FERC-ut për prodhim të energjisë elektrike, i jep leje Apple Energy të bëjë shpërndarjen e energjisë elektrike nga centralet në fjalë.

Ndryshe, Apple e shfrytëzon energjinë që e prodhon përmes paneleve diellorë për nevojat e zyrave të saj, qendrave të të dhënave dhe infrastrukturës.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se në mënyrë që Apple të mund të shesë energji elektrike për konsumatorët amerikanë, ka nevojë për investime më të mëdha, ndërkohë që në saje të FERC, ajo është në gjendje që energjinë e tepruar t’ua shesë kompanive shpërndarëse të energjisë elektrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button