Gjendet trupi i Dejan S. në ujërat e Kalimancit

Dje pasdite rreth orës 18 në ujin e liqenit Kalimanci është gjetur trupi i 41-vjeçarit, Dejan S. nga Dulica e Kamenicës. Këtë e konfirmuan burime të policisë të cilat njoftuan se turpi i Dejanit të vdekur është gjetur në automjet, ndërsa mbi trup nuk ka pasur shenja dhune, ndërsa jetën e ka humbur nga mbytja në ujë.

Ekipet e MPB-së dje prej orës 11 paradite ishin në kërkim të turpit të bashkëshortit dhe automjetit të bashkëshortëve në vendin e ngjarjes ku dje pasdite u gjet trupi i gruas 31-vjeçare Tanja S. Për shkak të thellësisë në këtë pjesë të liqenit që është mbi 11 metra, kërkimi në ujin e trubullt ka qenë i vështirë.

Ndryshe, MPB njoftoi se dje në orën 12.10 në SP të Makedonska Kamenicës, L.R. përmes telefonit ka lajmëruar se vajza e saj T.S. (31) dhe dhëndri D.S. (41) kanë pasur probleme martesore dhe me automjetin “Ford fiesta” me targa të Shtipit janë drejtuar nga Dellçeva. Ajo ka dëgjuar britmën e vajzës dhe për këtë ka dyshuar se diçka ka ndodhur.

Në Shtëpinë e shëndetit Dellçevë mbrëmë është bërë obduksion në trupin e gruas, me ç’rast janë konstatuar lëndime në kokë, krahun e djathtë dhe pjesën e poshtme të shpinës, por obduksioni ka konfirmuar se vdekja ka ardhur si pasojë e mbytjes në ujë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button