Ajdini: Kërkesat e gazetarëve nuk u morën parasysh

Anëtari i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele, Selver Ajdini deklaroi se ka qenë e mundshme të bëhet një përzgjedhje më e mirë për trupin had-hok, ndërsa çështjet që prekin gazetarët nuk janë trajtuar sa duhet, duke i injoruar kërkesat e tyre.  Ai këto komente i bëri në emisionin “10 Minuta” ku tha se ky komisionin do të punojë në kuadër të agjencisë dhe se do të jetë monitorues i mënyrës së raportit të mediave para dhe gjatë zgjedhjeve. Për këtë qëllim janë angazhuar 60 punëtorë dhe 80 bashkëpunëtorë jashtë agjencisë të cilët do të trajnohen në kuadër të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audio-vizuele.

Ai tha se kjo marrëveshje është një arritje e madhe në sferën e mediave  pasi mundëson që TVM 2 të emetojë program në gjuhën shqipe 24 orë në ditë. Sipas marrëveshjes të arritur ndërmjet katër partive kryesore, deri më 20 gusht duhet të formohet trupi që do ta mbikëqyrë raportimin e mediumeve gjatë fushatës. Ky trup do të përbehet nga 5 anëtarë ndërsa të do ketë të drejtë t’i sanksionojë mediat që nuk respektojnë kodin zgjedhor dhe nuk informojnë në mënyrë të balancuar për procesin elektoral.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button