Berisha: “Një vrasje barbare në Himarë! Kush po i fsheh vrasësit?

Vrasja e një turisti mëngjesin e djeshëm në Himarë nga një skaf, ka sjellë edhe reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Me një shënim në profilin e tij në Facebook, Berisha shpreh ngushëllimet pë vdekjen e turistit ndërsa kërkon zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri Sali Berisha:

Dje një turist rus, që së bashku me familjen kishte zgjedhur bregun e Himarës për ëndrrën e pushimeve të këtij viti, u vra barbarisht. E them barbarisht sepse atë e vrau një barbar me motor uji apo skaf, i cili, pasi i kaloi si shtazë mbi trupin e tij, e la të luftonte me vdekjen pa ndihmë, e braktisi me shpresën se krimin e tij monstruoz do ta përpinin thellësit e Jonit.

Por barbaria nuk është vetëm e vrasësit, është po kaq e shëmtuar e atyre me uniformë që padyshim e dinë, por e fshehin autorin e krimit të shëmtuar, është e bay wach-ve që Edvin Gënjeshtari i reklamoi aq më të madhe, por dhe e çdo njërit që mund të ndihmojë dhe hesht për të mbrojtur vrasësin barbar.

Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Kaiumav për humbjen e njeriut të tyre më të dashur, i bëj thirrje Prokurorisë së Shtetit të marrë çdo masë dhe të premtojë çdo shpërblim për të gjetur me urgjence vrasësin primitiv dhe fshehësit e tij të ligj!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button