Ronaldo me Realin deri në vitin 2021

Cristiano Ronaldo do ta mbyllë karrierën te Reali i Madridit. Sipas spanjolles AS, marrëveshja për rinovimin e kontratës së portugezit me klubin merengues tashmë është arritur. Aktualja skadon në vitin 2018, ndërsa e reja do të ketë një kohëzgjatje deri në vitin 2021.

Ditët në vazhdim menaxheri i futbollistit Jorge Mendez, do të mbërrijë në Madrid ku do të takohet me presidentin Florentino Perez, për të përcaktuar detajet e fundit. Ronaldo do të përfitojë 21 milionë Euro neto në sezon për katër vitet e ardhshme.

Në fakt për të arritur deri në këtë pikë, nuk ka qenë e thjeshtë. Palët kanë biseduar prej disa muajsh për t’i sheshuar të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me kontratën e re, që pritet të firmoset pas kthimit të Ronaldos nga pushimet, pra jo para 10 Gushtit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button