Përleshje mes palestinezëve dhe ushtarëve izraelitë, disa të plagosur

Si pasojë e ndërhyrjes me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës nga ushtria izraelite ndaj personave që protestonin për shembjen e dy shtëpive të palestinezëve në qytetin El-Halil në Bregun Perëndimor, njoftohet se kanë mbetur të plagosur 4 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga dëshmitarët mësohet se ka patur përleshje mes popullatës dhe ushtarëve izraelitë të cilët bastisën në orët e para të mëngjesit zonën Jeta në qytetin Halil për të shembur shtëpitë e dy familjeve palestineze.

Ndër të tjera theksohet se ushtarët izraelitë kanë ndërhyrë me plumba plastikë dhe gaz lotsjellës ndaj të rinjve palestinezë të cilët treguan rezistencë. Si pasojë e ndërhyrjes mbetën të plagosur 4 palestinezë dhe dhjetëra të tjerë rrezikuan mbytjen duke u ndikuar nga gazi.

Gjithashtu theksohet se ushtarët izraelitë pasi e rrethuan shembën shtëpitë e Halid Mahamira dhe kushëririt të tij Muhammed Mahamira të cilët janë arrestuar me pretendimin se kanë kryer sulmin e dy muajve më parë në Tel Aviv ku humbën jetën 4 persona.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button