Për shkak të kushteve të këqija 285 palestinezë në burgjet izraelite në grevë urie

Për shkak të abuzimit dhe qëndrimeve fyese të stafit drejtues të burgjeve izraelite, 285 palestinezë vendosën që të mbajnë grevë urie, raporton Anadolu Agency (AA).

Nga grupi i të burgosurve palestinezë theksuan se në grevë urie kanë hyrë 150 të burgosur në burgun Eshel në jug të Izraelit dhe në burgun Nafha.

Autoritetet izraelite në qershor morën vendim që pas 14.5 vitesh burg për Bilal Kayid nga Nablusi ‘t’ia vazhdojnë “paraburgimin administrativ” për edhe gjashtë muaj. Në shenjë proteste Kayed vendosi të mbajë grevë urie.

Atë e mbështetën edhe rreth 100 të burgosur të cilët në shenjë solidariteti po ashtu hynë në grevë ure. Në burgjet izraelite gjenden së paku 7.000 palestinezë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button