“Vrasja e gazetarit Hrant Dink në vitin 2007, themeli i tentativës për puç”

Ish oficeri i xhandarmërisë turke, Yusuf Bozca, ka akuzuar organizatën terroriste Fetullahçi për vrasjen e gazetarit turko-armen Hrant Dink në vitin 2007, vepër kjo që, sipas tij, paraqet themelin e tentativës së dështuar për puç më 15 korrik, raporton Anadolu Agency (AA).

Akuzat e tij u bënë të mërkurën gjatë paraqitjes së tij në gjykatën e Stambollit, e cila më vonë e liroi atë por me kusht të mbikëqyrjes gjyqësore.

Në deklaratën e tij, Bozca tha se vrasja e gazetarit Dink ishte organizuar nga pjesëtarët e FETO-s /Strukturat paralele në shtet dhe vrasja e tij në atë kohë ka paraqitur themelin e tentativës (së 15 korrikut) për puç.

“Në qoftë se duhet të shpreh mendimin tim personal, them se vrasja u organizua nga anëtarët e FETO/ PDY dhe ajo kaloi heshturazi. Pas vrasjeve filluan likuidimet në xhandarmëri dhe në polici. Në vendet e tyre filluan të vendosen njerëz nga struktura e FETO-s. Pas kësaj, FETO zbatoi aksionet Ergenekon dhe Balyoz, duke likuiduar një numër të madh të njerëzve në ushtri dhe polici dhe në vend të tyre të vë njerëzit e saj. Kur shohim rrethanat nëpër të cilat kemi kaluar pas vitit 2007, themi se themeli i tentativës për grusht shteti më 15 korrik qëndron pikërisht në këtë vrasje”, tha ai.

Ai fajësoi kapitenin Muharrem Demirkale dhe përkrahësit e tij në armatën turke për përfshirje në vrasjen.

Dink ishte themeluesi i gazetës Agos, që publikonte tekste dygjuhësore, në turqisht dhe armenisht.

Ai u vra në mes të ditës para zyrës së tij në Stamboll më 19 janar 2007.

Në atë kohë, vrasja e gazetarit shkaktoi protesta të mëdha dhe ngjalli zërat për përfshirjen e grupeve të ekstremit të djathtë në këtë vrasje.

Shtetasi turk me origjinë nga Trabzoni, Ogun Samast, për vrasjen e gazetarit u dënua me 23 vite burg ndërsa për arsyet tha se “gazetari ka ofenduar turqizmin”.

Në kohën kur kreu vrasjen ai ishte vetëm 17 vjeç dhe vazhdon ta vuajë dënimin me burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button