Tetovë, Socialdemokratët e rinj: VMRO-DPMNE dhe BDI dy vjet radhazi injorojnë festën Ilindenin

Rinia e Socialdemokratëve në Tetovë, sot, një ditë pas festës shtetërore Ilinden, kanë reaguar kundër injorimit të Komunës së Tetovës, kryetares Teuta Arifi, BDI dhe VMRO-DMPNE-së, që sipas tyre po ndodh dy vite me radhë.

“Duke gjykuar këtë sjellje, pyesim deri kur partnerët e pandashëm do të tregojnë mosrespektim drejt historisë, popullit dhe ardhmërisë. Duke u fshehur pas historisë, DMPNE po e vjedh të ardhmen. E vërteta është se asnjëherë nuk i ka interesuar historia, tradita apo ardhmëria, por vetëm “profiti” në kuptimin më banal të fjalës”, thuhet në reagimin e socialdemokratëve të rinj, transmeton Portalb.

Nga aty kujtojnë se duhet të tregohet respekt për ata që kanë luftuar për liri dhe Maqedoni të pavarur./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button