Aksidenti në Velipojë, dy nga viktimat ishin të fejuar, do martoheshin më 14 gusht

Janë zbardhur detaje të reja rreth aksidentit të ndodhur në Velipojë, ku nga rënia e makinës në kanalin e Hidrovorit humbën jetën 4 të rinj.

Artenisa dhe Besmiri ishin të fejuar dhe do të martoheshin më 14 gusht. Por ëndrrat dhe gjithë gëzimi u pre në mes 12 ditë nga dita kur ajo do të vishte fustanin e bardhë ndërsa Besmiri kostumin e dhëndrit.

Besmir Kola dhe Artenisa Peraj nga Kakarriqi i Lezhës së bashku me dy miqtë e tij italianë kishin shkuar në plazhin e Velipojës . Besmir Kola ka qenë drejtuesi i mjetit BMË me targa AA767HF i cili ka humbur kontrollin duke bërë që makina të binte në kanalin e Vilunit dhe nga aty të mos dilte asnjëri prej tyre i gjallë. Në aksident humbi jetën edhe shtetasi italian Xhorxho Anxhelo, 23 vjeç dhe një tjetër shtetas italian ende i pa identifikuar i moshë rreth 25 – 26 vjeç.

“Në vendngjarje ndodhet grupi herimor të cilët po vazhdojnë me kryrjen e veprimeve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes dhe paraprakisht shkaku është humbja e kontrrollit” informon policia. Ndërkohë aksi ku ndodhi aksidenti është tejet i amortizuar dhe nuk ka ndriçim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button