Një britanik propozohet komisar i BE për siguri

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker ka propozuar sot që në funksionin e ri – komisar europian për Siguri të emërohet ish-ambasadori britanik në Paris, Julian King.

Ai do të jetë i ngarkuar për luftën kundër terrorizmit, krimit të organizuar dhe ekstremizmit, por nuk do të lidhet me negociatat britanike për braktisjen e Bashkimit Europian.

King disa vite ka punuar në selinë e BE-së në Bruksel, transmeton Koha.net raportimin e AP-së.

Propozimin për emrin e tij duhet ta mbështesë Parlamenti Europian.
Kryeministresha britanike Theresa May e ka përshëndetur propozimin e Junckerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button