Emri “Maqedoni” shqetëson sportistët grekë të Olimpiadës

Greqia ka kërkuar nga organizatorët e Lojërave Olimpike që të ndryshohet shkurtesa “MKD” në dokumentet zyrtare të Olimpiadës, dhe Brazili gjoja ka premtuar se kjo do të korrigjohet.

“Tani më intervenuam për çështjen për Shkupin, sepse brazilianët e quajnë Maqedoni dhe na informuan se kjo do të korrigjohet”, ka deklaruar për “Katimerini” Isidoros Kuvelos, i cili e kryeson misionin olimpik grek.

Edhe gazeta “Etnos” dje informoi se atë që organizatori brazilian i Lojërave Olimpike në sajtin zyrtar e ka përdorur emrin “Maqedoni” në vend “FYROM”, ka shkaktuar reagime të bujshme nga pala greke.

“Edhe krahas instruksioneve të qarta nga Komiteti olimpik grek se vendi fqinj duhet të shkruhet si ‘FYROM’, brazilianët e shfrytëzojnë ‘MKD’ dhe referencat e këtij emri, veçanërisht në sajtin zyrtar të Rio 2016”, shkruan “Etnos”.

Sipas gazetës, “çështjen e ka ngritur Ministria e Punëve të Jashtme e cila e kanë informuar Kuvelos dhe ai ka kërkuar të shfrytëzohet emri që është njohur nga ana e KB-së dhe Komisioni ndërkombëtar olimpik”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button