Londra, qyteti më i mirë për të investuar

Londra renditet si qyteti më i mirë për të investuar në tregun e pasurive të patundshme, duke tejkaluar edhe Nju Jorkun që mbante vendin e parë gjatë vitit 2013.

Ky është rezultati i një sondazhi të realizuar nga Shoqata e Investitorëve të Huaj në tregun e pasurive të patundshme.

Sipas studimit San Francisco ishte qyteti i tretë më i preferuar nga investitorët e huaj, ndërsa Houston dhe Los Angeles renditen respektivisht në vendin e katërt dhe të pestë.

Megjithatë Shtetet e Bashkuara mbeten tregu më i qendrueshëm dhe më i sugurt për investime me një diferencë prej 50 pikë përqindjeje, krahasuar me vendin e dytë, Gjermaninë.

Kjo është diferenca më e madhe midis dy vendeve të para, që nga viti 2006.

SHBA mbetet vendi me mundësi më të mira për vlerësimin e kapitalit.

Gjithashtu Shtetet e Bashkuara kryesojnë renditjen për blerjet e planifikuara të pasurive të patundshme në vitin 2014, me rreth 50% të të anketuarve që parashikojnë një rritje modeste të portofoleve të tyre në SHBA, ndërsa 20% parashikojnë rritje të madhe të portofoleve.

“Investitorët e huaj vazhdojë të rrisin interesin për tregun e pasurive të patundshme në ekonominë më të madhe në botë, që reflekton një funksionim të plotë të tregjeve të kapitalit dhe të bonove.

Kjo ofron mundësi të mëdha për investime”, deklaroi kreu i Shoqatës së Investitorëve të Huaj në tregun e pasurive të patundshme, Steven Hason.

Gjatë vitit të kaluar, çmimi i shtëpive në Britaninë e Madhe në përgjithësi dhe në Londër në veçanti është rritur ndjeshëm që është interpretuar nga investitorët si një stabilizim gradual i ekonomisë. Por ka edhe nga ata që i druhet një “flluske” në tregun e pasurive të patundshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button