Bozdag: Dërguam shkresën e dytë në SHBA për ekstradimin e Fetullah Gulen-it

Ministri i Drejtësisë së Turqisë Bekir Bozdağ njoftoi se kanë dërguar një shkresë të dytë në SHBA për ekstradimin e Fetullah Gülen-it, kreut të Organizatës Terroriste Fetullahçı (FETÖ), raporton Anadolu Agency (AA).

Bozdağ, i cili arriti në parlament për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të AK Partisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Ai duke theksoi se arratisja e kreut të FETÖ-s, Gülen-it në një vend tjetër nga SHBA-të është e mundur vetëm me lejen e SHBA-ve. “Në rast se arratiset kjo domethënë se SHBA-të ose kanë injoruar të arratiset ose kanë aprovuar. Sepse banimi i tij në Pensilvani është duke u ndjekur nga ana e njësive të sigurisë, organizatave të inteligjencës së SHBA-ve, është nën kontrollë. Nuk ka mundësi të dalë jashtë atij kontrolli pa lejen e SHBA-ve. Shkuarja e atij në një shtet tjetër nga Turqia nuk do të thotë se është arratisur por SHBA-të kanë lejuar që të largohet nga vendi. Domethënë se SHBA-të e kanë nxjerrë prej atje”, deklaroi ministri turk i Drejtësisë.

Bozdağ tha se në drejtim të marrëdhënieve dhe miqësisë Turqi-SHBA, kreu i FETÖ-s Gülen-i duhet të ekstradohet në Turqi. Sipas tij, Gülen-i duhet të nxirret para drejtësisë dhe të gjykohet në mënyrë të drejtë.

Ai kërkoi nga zyrtarët amerikan që të bëjnë ndjeshmërinë e rastit në fjalë.

“Në rast se të kishin bombarduar Shtëpinë e Bardhë e cila është vendi i qeverisjes së zotëri Obama, të humbnin jetën dhe të plagoseshin dhjetëra njerëz përreth, të kishin bombarduar kongresin dhe të kishte të vdekur dhe të plagosur përreth, të bombardohej Pentagoni, njësitë për operacione speciale amerikane, të vinte ekip për atentat të Obama-s, të hapej zjarr në vendin ku ndodhet Obama dhe të binin dëshmorë truprojet e tij dhe një tentativë të grusht shtetit ashtu siç u bë në Turqi të përfundonte pa sukses me 200 të vdekur dhe mbi 2.000 të plagosur dhe personi i cili ka menaxhuar këtë tentativë për grusht shtetit të gjendej në Turqi…. Qeveria e SHBA-ve,  gjykatat, presidenti ta kërkonte këtë nga Turqia, dhe Turqia mos ta ekstradojë, a nuk do ti shqetësojë amerikanët? Sigurisht se po”, theksoi Bozdağ.

Sipas tij, mos ekstradimi i tij në Turqi ashtu sikurse do të ndikojë negativisht mbi marrëdhëniet Turqi-SHBA ashtu do të ndikojë negativisht në qëndrimin e popullit turk ndaj SHBA-ve.

“Unë mendoj se edhe qytetarët në SHBA të cilët i besojnë shtetit të demokracisë dhe të drejtës do të ndikojë negativisht në qëndrimin e tyre ndaj qeverisë së SHBA. Unë mendoj se me asnjë arsye SHBA nuk do të mbajë një fajtor të këtillë në Amerikë”, tha ai.

– “SHBA-ve i dërguam një shkresë të dytë” –

Ministri Bozdağ duke kujtuar se dosien e cila përmban “kapjen urgjent dhe arrestimin” e kreut të FETÖ, Gülen-it e kanë dërguar në SHBA, tha se “Dërguam një shkresë të dytë në SHBA për ekstradimin e Fetullah Gülen-it, kreut të FETÖ”.

Ai potencoi se kanë dërguar shkresën e dytë e cila përmban edhe arsyet se pse Gülen-i duhet të arrestohet urgjentisht. “Pas shkresës së parë iu përgjigjëm pyetjeve si ‘pse është urgjente’, informacionet të cilat i kërkuan prej ne. I shkruajtëm se ‘Ka pretendime dhe deklarata serioze, se në tentativën për grusht shtet ka gisht Fetullah Gülen. Prandaj duhet të arrestohet urgjentisht. Kemi informacione se mund të ikë në vend të tretë’ dhe i dërguam”, tha ministri Bozdağ.

Bozdağ tha se gjatë vizitës në SHBA do të kërkojnë ekstradimin e Gülen-it. “Unë shpresoj se SHBA në lidhje me këtë do të jetë në favor të Turqisë në përputhje me sundimin e ligjit dhe demokracisë dhe do të ekstradojë këtë lider të organizatës terroriste”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button